back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeShoqata e Bankave të Kosovës ndan 25 mijë euro për familjen e...

Shoqata e Bankave të Kosovës ndan 25 mijë euro për familjen e policit Izet Demaj të vrarë në Istog

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Shoqata e Bankave të Kosovës, ka marrë vendim për ndarjen e 25 mijë eurove për familjen e policit Izet Demaj, i cili humbi jetën në krye të detyrës.

Përveç ndarjes së mjeteve financiare ku vendim i SHBK-së, parasheh edhe ndihma tjera financiare për t’i dalë Sado pak në ndihmë familjes Demaj, e cila po kalon momente të vështira.

Në mesazhin ngushëllues të Shoqatës së Bankave të Kosovës shkruan:

“Polici Demaj dha jetën e tij për të mbrojtur lirinë e qytetarëve për të jetuar dhe vepruar të lirë në Republikën e Kosovës. Izet Demaj nuk u pajtua kurrë me të keqen, dhe ra heroikisht për një të ardhme të sigurtë të gjithë qytetarëve të Kosovës”, shkruan në komunikatën e Shoqatës së Bankave të Kosovës përcjellë Klan Kosova.

Shoqata e Bankave të Kosovës dënon fuqishëm veprat e plaçkitjes së bankave që kanë ndodhur kohëve të fundit, duke shprehur mbështetje të plotë për institucionet e sigurisë në luftimin e krimit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz