BallinaShqiptareKërkohet burg i përjetshëm për burrin që vrau ish-bashkëshorten gjyqtare

Kërkohet burg i përjetshëm për burrin që vrau ish-bashkëshorten gjyqtare

Të ngjajshme

Ferizaj arrin fitore të madhe, e mposht Drenicën

Ferizaj ka arritur një fitore të madhe në luftën...

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Aplikacioni social Instagram ka prezantuar një funksion të ri...

Bombarduesit amerikanë vazhdojnë të përdorin bazën RAF Fairford në Britani

Avionët bombardues të SHBA-së po vazhdojnë të përdorin bazën...

Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar burgim përjetë për Fadil Kasemin, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildez Hafizi.

Pretenca u dha sot, ndërsa prokuroria ka kërkuar gjithashtu që Kasemi, dënimin ta vuajë në një burg të sigurisë së lartë.

Fildez Hafizi u vra në 31 gusht 2017, sapo kishte dalë nga parukeria. Ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi iu afrua dhe e qëlloi atë me një plumb në kokë. Gjyqtarja u qëllua në befasi nga ish-burri i saj, me të cilin kishte 2 fëmijë. Fadil Kasemi e pranoi krimin, por dy fëmijët  e tij ngelën jetim dhe u shprehën se nuk duan ta takojnë më.

Kasemi ka shpjeguar në dëshminë e tij se me ish-gruan ka pasur marrëdhënie shumë të mira, deri në momentin kur ajo ka fituar studimet për në shkollën e magjistraturës. I pandehuri i këtij procesi gjyqësor, ka pohuar se motivi i këtij krimi të rëndë ka qenë pikërisht mosmirënjohja nga ana e gruas dhe devijimi i sjelljes së saj në marrëdhënien bashkëshortore.

Vrasja e gjyqtares zbuloi edhe disa skandale të drejtësisë. Në 2015 Kasemi tentoi ta vriste ish-bashkëshorten në Durrës, por e ndaluan fëmijët. Gjykata në atë kohë e dënoi vetëm për armëmbajtje pa leje dhe plagosje të lehtë, por jo për tentativë vrasje.


- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz