BallinaLajmeMinistria e Arsimit me njoftim zyrtar, tregon se në cilat data do...

Ministria e Arsimit me njoftim zyrtar, tregon se në cilat data do të pushojnë nxënësit

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se data 25 dhjetor (e martë) 2018, do të jetë ditë pushimi për institucionet arsimore me rastin e Krishtlindjeve Katolike. Ditë pushimi do të jenë edhe datat 1 dhe 2 janar 2019 me rastin e Vitit të Ri.

Bazuar në Ligjin për festat zyrtare në Kosovë dhe Kalendarin për vitin shkollor 2018/2019, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), njofton të gjitha institucionet arsimore se me rastin e Krishtlindjeve Katolike, data 25 dhjetor 2018 do të jetë ditë pushimi.

Po ashtu, ditë pushimi do të jenë edhe në datat 1 dhe 2 janar 2019 me rastin e festës së Vitit të Ri, si dhe më 7 janar 2019 për nder të Krishtlindjeve Ortodokse.

Për institucionet e arsimit parauniversitar, periudha e parë e vitit shkollor përfundon me datën 28 dhjetor 2018 dhe periudha e dytë fillon më datën 14 janar 2019. Ndërsa, institucionet parashkollore pushojnë konform Ligjit për festat zyrtare (25 dhjetor 2018, 1, 2 dhe 7 janar 2019). 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ua uron festat e fundvitit të gjithë mësimdhënësve, studentëve, nxënësve dhe prindërve. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz