BallinaRegjionaleDrenasPolicia kap 2 hajnat që plaçkiten mbrëmë në Drenas

Policia kap 2 hajnat që plaçkiten mbrëmë në Drenas

Të ngjajshme

Ancelotti: Brazili më donte që para dy vitesh, nuk e doja një tjetër klub pas Realit

Trajneri i kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, ka folur...

​Rifillojnë disa fluturime në Aeroportin e Dubait, pas disa orësh ndërprerjeje

Fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait kanë filluar gradualisht...

Almir Kryeziu “Ylli i Javës” në Superligë

Almir Kryeziu është zgjedhur “Ylli i Javës” i xhiros...

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona me inicialet A.N dhe Sh.K, pasi që të njëjtit dyshohet se mbrëmë rreth orës 23:00, kanë grabitur një pompë karburanti në fshatin Sankovc të Drenasit.

Përmes një komunikatë për media, policia ka njoftuar se personat kanë qenë të armatosur, dhe nën kërcënimin e armës, i kanë marrë viktimës një sasi të parave të gatshme, përcjell gazetametro.net.

‘Operacioni i fundit është realizuar sot nga njësitet policore të Drenasit në orët e hershme ku dhe janë arrestuar dy persona të dyshuar, për të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në një rast të grabitjes së armatosur, që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në një pompë derivatesh në fshatin Sankovc të Drenasit. Rasti ka ndodhur në një pompë derivatesh , ku viktimës nën kërcënimin e armës nga persona të armatosur dhe maskuar i janë marrë para të gatshme’, shkruan në komunikatë.

Pas ngjarjes, me autorizim të prokurorit të shtetit policia ka bërë bastisje në dy lokacione, me ç’rast ka konfiskuar: një pushkë e gjatë automatike, një revole, një çantë dhe disa rroba.

Policia ka bërë të ditur se gjërat e përmendura lartë, janë përdorur nga të dyshuarit për grabitje.

Me urdhët të prokurorit, personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje, për përfundimin e procedurave para se rasti të kalojë në gjykatë.

Veç kësaj, të njejtit dyshohet se janë përfshirë edhe në raste të tjera të kësaj natyre./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz