Në rrethana të panjohura është përfshi nga flaka një shtëpi në Skenderaj, transmeton Drenica Press
Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës ku thuhet se në fshatin Klinë e Poshtme të Skenderajt, raportohet se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri shtëpia pronë e viktimës mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e zjarrit është djegur pullazi dhe një kat i shtëpisë.
Rasti është duke u trajtuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. /Drenica Press/