Një automjet që transportonte çdo mëngjes mësues për në shkollën e fshatit Arrëz në Devoll të Korçës, u aksidentua, dhe fatkeqësisht ndërroi jetë një grua, mësuese.
Luiza Duli 48 vjeçe nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra në aksident, duke gjetur vdekjen.
Në automjet ndodheshin 5 mësues, të cilët si çdo mëngjes, po ndërrmerrnin rrugën për të shkuar në punë, në shkollën e fshatit Arrëz ku ata japin mësim.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit të ndodhur, por paraprakisht nga vendngjarja raportohet se makina “Range Rover” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Mësohet se makina drejtohej nga një mësues.
