back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeImami nga Australia nuk do ta vizitojë Kosovën, lajmi është ‘fake’

Imami nga Australia nuk do ta vizitojë Kosovën, lajmi është ‘fake’

Të ngjajshme

Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në rifillimin e...

Berberi u plagos me armë në Lezhë, policia shqiptare jep detaje

Policia ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje...

​Fitore e rëndësishme për Vëllaznimin ndaj Borës në Gjakovë

Vëllaznimi arriti një fitore të vlefshme ndaj Borës me...

Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP

Ora 11:00 e së hënës është afati i fundit...

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Është raportuar se imami nga Australia, Mohamet Hoblos, do të vijë në Kosovë për të ligjëruar, por rrjeti OnePath, agjenci kjo e afërt me personin në fjalë, e ka mohuar këtë vizitë.

Një llogari e Facebook-ut, që pretendon të jetë vetë Mohamet Hoblos, më herët ka shkruar se imami do ta vizitoj Kosovën me 24 dhjetor të këtij viti për të ligjëruar.

Mirëpo Klan Kosova ka gjetur se kjo nuk është llogaria e vërtetë e imamit Hoblos, pasi që ky i fundit ishte ankuar se një llogari e rrejshme në Facebook po publikon shkrime në emër të tij.

“Mohamet Hoblos e ka konfirmuar që ajo faqe është e rrejshme dhe nuk është faqja e tij e vërtetë”, ka deklaruar OnePath Network, për Klan Kosova.

“Ai i ka kërkuar personit që e shfrytëzon këtë faqe që ta mbyllë atë. Por kjo faqe vazhdon të përdoret në mënyrë të rrejshme në emrin e tij. Vizita në Kosovë nuk do të ndodhë”.

Klan Kosova ka kontaktuar edhe Bashkësinë Islame të Kosovës, ministrinë e Punëve të Jashtme si dhe Policinë e Kosovës, dhe të gjitha këto kanë bërë të ditur se nuk pritet që imami Hoblos do ta vizitojë Kosovën.

Të Fundit

Sport

ShowBiz