back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeMPJ’ja thotë se SHBA, Britania e Turqia i ‘ngrehën veshin’ Serbisë

MPJ’ja thotë se SHBA, Britania e Turqia i ‘ngrehën veshin’ Serbisë

Të ngjajshme

U eliminua nga Kupa e Holandës, Robin van Persie mbrëmë pati një fjalosje me tifozët

Skuadra e Feyenoordit është eliminuar herët nga Kupa e...

NATO me buxhet ushtarak prej gati 3 miliardë dollarësh për vitin 2026

Aleatët e NATO-s kanë rënë dakord për buxhetet e...

Krasniqi pas hapjes së fushatës: E nisëm në Prizren, për të vazhduar në mbarë Kosovën

Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas hapjes së fushatës...

Të paktën 4 të vdekur në sulmin e ri amerikan ndaj një motoskafi në Paqësor

Ushtria amerikane njoftoi të mërkurën se kishte nisur një...

Pala serbe që po qëndron në Dubai e që qëllim ka pengimin e Kosovës për t’u antarësuar në Interpol, përmes mediave në Beograd theksuan se kanë dorëzur kërkesë për heqjen e kësaj pike nga rendi i ditës.

Sipas mediave në Beograd, janë shtete si Kina, Spanja, Qipri, Argjentina dhe Surinami, që i janë bashkuar Serbisë në kërkesën për heqjen e Kosovës nga rendi i ditës së Interpolit, shkruan gazetametro.net.

Këtë grup shtetesh që po punojnë kundër Kosovës e ka konfirmuar për Gazetën Metro edhe këshilltari i ministrit të Jashtëm, Jetlir Zyberaj. Këshilltari ka thënë se kjo çështje është mbyllur dje, pasi kërkesa ka qenë joligjore.

“Është mbyllur kjo çështje dje. Është e vërtetë që këto shtete kanë kërkuar heqjen e Kosovës nga rendi i ditës në Interpol, por kërkesa ka qenë joligjore”, ka thënë Zyberaj për Metron.

Këshilltari i ministrit Behgjet Pacolli ka thënë se kërkesa e këtyre shteteve është kritikuar ashpër nga fuqitë botërore si SHBA e Britania, e po ashtu edhe nga shtete si Turqia e Franca.

“Po ashtu, kjo kërkesë është kundërshtuar ashpër nga USA, Britania, Turqia dhe Franca”, ka shtuar Zyberaj.

Sidoqoftë, nga Dubai po raportohet për një fushatë intensive të Serbisë kundër Kosovës, mirëpo sipas zyrtarëve kosovarë atje, çështja e votimit për antarësim të Kosovës është e kryer, dhe pritet që nesër të votohet PRO.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz