BallinaRegjionaleMitrovicëPas tre javësh, Policia gjen 23-vjeçarin nga Mitrovica

Pas tre javësh, Policia gjen 23-vjeçarin nga Mitrovica

Të ngjajshme

Të shtëna në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë – Trump evakuohet

Disa të shtëna janë dëgjuar në darkën e korrespondentëve...

Foda takon talentin e Salzburgut, Arion Selimin – sinjale se mund t’i bashkohet Kosovës

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, po vazhdon të monitorojë...

Mourinho komenton situatën aktuale te Real Madridi

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe pa dorashka, José...

Policia e Kosovës, ka arritur ta gjejë Azem Isufin, për të cilin raportohej se kishte humbur që kur ishte larguar nga shtëpia e tij me 1 tetor të këtij viti.

Familjarët e 23 vjeçarit nga Mitrovica kanë folur për Klan Kosova dhe kanë bërë të ditur se Azem Isufi është gjetur nga Policia në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Azemin e ka gjetur Shërbimi Policor i Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës. Ne nuk kemi informacion më shumë, vetëm se na ka telefonuar policia dhe ishim në stacion për ta verifikuar se a është Avnia. Ai është në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë djali i axhës së personit në fjalë, Jakup Isufi.

Familjarët e personit në fjalë gjithashtu kanë bërë të ditur se Azem Isufi tani ndodhet në stacionin policor në pjesën Jugore të Mitrovicës dhe se policia nuk i ka lejuar ata që të zhvillojnë bisedë me të për shkak të procedurave që duhej respektuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz