BallinaLajmeHaradinaj: Kosova ofron mundësi të shumta për investime  

Haradinaj: Kosova ofron mundësi të shumta për investime  

Të ngjajshme

Tony Awards 2026: Dominojnë “The Lost Boys” dhe “Schmigadoon!”

Mjuzikëllat The Lost Boys musical dhe Schmigadoon! kryesojnë nominimet...

Në “Emirates” luftohet për finale, këto janë formacionet

Sonte përcaktohet finalisti i parë i finales së Ligës...

Syla PDK-së: Nait Hasanin në parti e mos me e marrë Limajn, veç po duket standard i dyfishtë

Gazetari dhe komentatori politik, Valon Syla, ka komentuar qëndrimin...

Ndryshim në trajtimin e astmës: Largim nga inhalatorët blu

Mbi një milion pacientë kanë kaluar tashmë në përdorimin...

Me sy të nxirë dhe duke qarë, Bebe Rexha shfaqet në gjendje të rënduar

Bebe Rexha është shfaqur në një gjendje të rënduar...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në Konferencën e Ekonomisë, Ballkani dhe Bashkimi Evropian – Cikli Pesëvjeçar i Procesit të Berlinit.

Kryeministri Haradinaj ishte pjesë e panelit, ku u diskutua për perspektivën ekonomike dhe evropiane të Ballkanit së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq, ministrin për Çështje Ekonomike të Maqedonisë, Kocho Angjushev dhe Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Tregtisë të Serbisë, Rasim Ljajic.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova ofron mundësi të shumta për investime, duke përfshirë lehtësira fiskale dhe infrastrukturë të konsoliduar.

Kryeministri Haradinaj theksoi se Kosova është e hapur për të gjitha vendet e rajonit dhe ekziston një bashkëpunim i mirë me vendet fqinje. Në raport me Serbinë, Kryeministri Haradinaj tha se ekonomia e Serbisë tashmë e ka njohur Kosovën dhe do të ishte mirë që edhe politika e këtij shteti fqinj ta bënë këtë sa më shpejtë.

Në raport me CEFTA-n, Kosova ka marrë të gjitha obligimet ndërkombëtare kur ka qenë e përfaqësuar bashkë me UNMIK-un, por është e rëndësishme që të kuptohet se nga viti 2008 Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe vetëm si e tillë Kosova do të përfaqësohet në këtë organizatë dhe në dokumentet e marrëveshjet e ardhshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz