back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeNjë muaj paraburgim ndaj 20 vjeçarit i cili goditi me veturë dy...

Një muaj paraburgim ndaj 20 vjeçarit i cili goditi me veturë dy këmbësore

Të ngjajshme

Arrestohet i dyshuari për vrasje të rëndë në tentativë në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar një person që ishte...

Krishtlindjet festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë kur ndezen dritat

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, iu...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Gjykata Themelore në Prishtinë përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.M për shkak të veprës penale Rrezikimi i trafikut publik nga nenin 378 paragrafi 9 dhe 8 lidhur me paragrafin 6 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Të pandehurit L.M i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, nga dt.22.10.2018 deri me dt.22.11.2018.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri L.M me dt.22.10.2018, rreth orës 16:10, në rrugën B , në Prishtinë, duke drejtuar veturën e tij të tipit “ BMW “, kishte shkelur ligjin mbi trafikun publik dhe kishte vënë në rrezik jetën e njerëzve, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe duke mos ju dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vend dhe me pjesën e përparme të anës së djathtë i kishte goditur në trup këmbësorët L.A dhe F.R, e si pasoj e së cilës tani e ndjera L.A kishte ndërruar jetë në QKUK-ë, kurse e dëmtuara F.R kishte pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.Mështë masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz