back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeDjali i Shpend Maxhunit ishte i armatosur ‘deri në dhëmbë’, në momentin...

Djali i Shpend Maxhunit ishte i armatosur ‘deri në dhëmbë’, në momentin e arrestimit (Dokument)

Të ngjajshme

Këto janë kombëtaret që tashmë janë kualifikuar për Kupën e Botës 2026

Procesi i kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 është...

Zelensky refuzon ftesën e Putinit: Mund të vijë në Kiev

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar sugjerimin e presidentit...

Alcaraz – Sinner, finalja e madhe e US Open

Carlos Alcaraz dhe Jannik Sinner do të përballen të...

Djali i shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Shpend Maxhuni, Shpetimi është kapur me armë pa leje nga Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 12 të këtij muaji, deri sa po e voziste një veturë e cila është pronë e gjyshit të tij, Enverit.

Përveç revolës së llojit, “Zastava” tek djali i një prej njerëzve kryesorë të sigurisë në Kosovë është gjetur edhe një karikator me fishekë dhe një thikë.

“Me datën 12.10.2018 rreth orës 21:05, njesia policore gjatë patrollimit në fshatin Zllatar, kanë hasur në një veturë Golf IV, me targa 01-8840-IG, ngjyrë e zezë. Gjatë kontrollimit, te perosnave që ishin në veturë, tek i dyshuari shpetim Maxhuni dtl. 05.08.1998 kanë gjetur një revole të llojit “Zastava” me nr serik ET-971053, me një karikator dhe katër fishekë cal. 6.35 mm si dhe një thikë POHL-FORCE“, thuhet në një raport policor, të cilin ka arritur të sigurojë “Gazeta Blic”.

Bëhet e ditur se rasti është inicuar  si i tillë me udhëzim të prokurorisë kujdestare në procedurë të rregullt.

Në anën tjetër, zëvendëskryeprokurori i Prishtinës, Ibrahim Berishën, e ka konfirmuar se dje pasdite është dorëzuar në prokurori një kallzim penal lidhur me këtë çështje, mirëpo ai tha se nuk e di se për kë saktësisht bëhet fjalë.

“Dje policia e ka dorëzu kallëzimin penal për këtë çështje, por nuk i kam pa emrat, nuk e di kush ka qenë i përfshirë”, tha ai.

Ndryshe, babai i 20 vjeçarit të përfshirë në ketë vepër ilegale deri para pak muajsh ka udhëhequr Policinë e Kosovës, ndërsa tani është krye të AKI-së.Image

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz