back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeKonfirmohet nisja e hetimeve për armët dhe drogën e djalit të Shefit...

Konfirmohet nisja e hetimeve për armët dhe drogën e djalit të Shefit të AKI’së

Të ngjajshme

Trump urdhëron kthimin e Departamentit të Mbrojtjes në atë të Luftës së ShBA-së

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, nënshkroi të premten një...

Kryeziu: Masa e përkohshme e Kushtetueses i ka efektet e pariparueshme

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka theksuar se...

Yakin: Djemtë e zbatuan planin shkëlqyeshëm

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin u shpreh i kënaqur...

Lufta në Ukrainë dhe konflikti në Gaza, Merz: Europa nuk po luan rolin e duhur në botë

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka shprehur shqetësimin se Evropa...

Rrahmani: Zvicra shfrytëzoi gabimet tona, humbëm gjithmonë topin e dytë

Kapiteni Amir Rrahmani ka thënë se problemet e Kosovës...

Armë pa leje e substanca narkotike dyshohet se janë gjetur në veturë, pronë e Enver Maxhunit, por që është vozitur nga nipi i tij, që është djali i një prej njerëzve kryesorë të sigurisë në Kosovë, Shpend Maxhuni. Rasti i skandalit të Shefit të AKI’së, Shpend Maxhuni, me djalin e tij është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Gazeta Express ka biseduar me zv.kryeprokurorin e Prishtinës, Ibrahim Berishën, i cili e ka konfirmuar se dje pasdite është dorëzuar në prokurori një kallzim penal lidhur me këtë çështje, mirëpo ai tha se nuk e di se për kë saktësisht bëhet fjalë.

“Dje policia e ka dorëzu kallëzimin penal për këtë çështje, por nuk i kam pa emrat, nuk e di kush ka qenë i përfshirë”, ka konfirmuar zv.kryeprokurori për Express.

Berisha tha se Prokuroria tashmë është duke e hetuar këtë rast.

Rasti është konfirmuar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.

Në orët e vona të datës 13 tetor të këtij viti, Policia e Kosovës e ka ndalur një veturë të tipit “Golf”. Në veturë kanë qenë tre persona.

Gazeta Express ka biseduar me anëtarin e Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI’së, deputetin Zafir Berisha, i cili ka thënë se për këtë do t’ia kërkojë dorëheqjen Shpend Maxhunit.

Që nga pas lufta Shpend Maxhuni është në hierarkinë e institucioneve të sigurisë. Fillimisht ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, e tash Shef i Agjencisë Inteligjente të Kosovës./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz