back to top
Monday, September 1, 2025
BallinaLajmeBahtiri: Nëse Rakiq s’e hap urën, e hap Qeveria

Bahtiri: Nëse Rakiq s’e hap urën, e hap Qeveria

Të ngjajshme

Nacionalistët bullgarë sulmojnë makinën duke besuar se von der Leyen ishte brenda

Partia nacionaliste “Ringjallja” u përpoq të pengonte presidenten e...

Aktorja mbushi 60-vjet, jep një mesazh të fortë

Viola Davis mbushi 60 vjeç dhe ndihet “shkëlqyeshëm”. Aktorja e...

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se homologu i tij nga veriu i Mitrovicës, Goran Rakiq, po e mban peng hapjen e urës së Ibrit. Sipas tij, nëse Rakiq s’e hap urën, një gjë të tillë do ta bëjnë institucionet qendrore të Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Të gjitha punët në revitalizimin e urës kryesore të Ibrit, një projekt i cili është mbështetur nga BE-ja me 1.4 milion euro, tashmë kanë përfunduar, ndërkohë ura mbi lumin Ibër mbetet edhe më tutje e mbyllur për qarkullim të automjeteve. Kanë përfunduar gjithashtu punët edhe në revitalizimin e rrugës “Mbreti Peter” në veri të urës, e cila është shndërruar në zonë të këmbësore, një projekt i gjithi i Bashkimit Evropian për të cilin ka investuar 2.1 milionë euro.

Për hapjen e urës kryesore të Ibrit për qarkullim të automjeteve dhe të njerëzve, që është dashur të bëhej më së largu deri më 9 maj 2017 (datë e përcaktuar nga Mogherini), përveç krerëve të qytetit të Mitrovicës së Jugut nuk është interesuar asnjë nga institucionet e shtetit të Kosovës, ndërsa kreu i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, këmbëngul që ura të mos hapet kurrë.

Ky vazhdon ta mbajë peng urën duke kushtëzuar hapjen e saj me nënshkrimin e një memorandumi për definimin e kufirit në mes të Komunës Jugore dhe asaj Veriore, me të cilin 4 fshatra shqiptare, të cilat me Pakon e Ahtisaarit i takojnë Mitrovicës së Jugut, do të kalojnë në administrim të Komunës Veriore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz