back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeLajm i fundit: Kosova një hap më afër ushtrisë

Lajm i fundit: Kosova një hap më afër ushtrisë

Të ngjajshme

Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë? (VIDEO)

Banorët e Big Brother VIP Kosova janë habitur sot...

Labinot Rexha e quan Kushtrimin ‘serb’, reagojnë menaxhmenti i tij

Një deklaratë e fortë publike është publikuar së fundmi...

Shpallet futbollistja e vitit 2025 tek femrat në Kosovë

Sonte në ceremoninë e Lauratëve të Vitit në Kosovë...

Aksident në Itali, vdes shqiptari që po drejtonte kamionin

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka...
- Advertisement -

Në Kuvendin e Kosovës kanë kaluar në shqyrtim të parë të tre Projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, njofton Klan Kosova.

Përmes këtyre projektligjeve, synohet që FSK të transformohet në një forcë me kapacitete shtesë, përfshirë edhe përgjegjësi të mbrojtjes, por pa ndryshuar emrin e saj.

Deputetët e Listës Serbe janë larguar nga seanca e sotme, atëherë kur nisi shqyrtimi i tre projektligjeve për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në Ushtri.

Igor Simiq nga Lista Serbe  deklaroi se këto ligje janë në kundërshtim me Rezolutën 1244 , NATO-n si dhe Kushtetutën e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Historiku i transformimit: Nga UÇK në TMK e FSK

Me hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë në në vitin 1999 nisi edhe transformimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës duke përfunduar kështu në vitin 2000.

Më 2 shkurt të vitit 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, “Standardet për Kosovën”, në të cilën parashihej edhe shpërbërja e TMK-së, dhe krijimi i një force të re.

Shpërbërja e Trupave Mbrojtëse të Kosovës është bërë me pajtimin e të gjithë faktorëve relevantë vendorë dhe të huaj.

Më 21 janar të vitit 2009 u krijua Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila kishte përgjegjësi që të përballet me katastrofat e rënda, siç janë tërmetet, vërshimet ose zjarret që mund të kërcënojnë Kosovën.

Deri më tani, misioni i FSK-së ishte  që të kryej operacionet e reagimit ndaj krizave në Kosovë dhe jashtë saj; operacionet e mbrojtjes civile brenda Kosovës; si dhe t’i ndihmoj autoriteteve civile në përgjigje ndaj katastrofave natyrore dhe emergjencave të tjera.

Më 4 mars të 2014-ës Qeveria asokohe e drejtuar nga Hashim Thaçi pati marrë vendim që të formohen Forcat e Armatosura të Kosovë, si ushtri të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz