back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeLDK kërkon aleatë për rrëzimin e Qeverisë

LDK kërkon aleatë për rrëzimin e Qeverisë

Të ngjajshme

Niko Peleshi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Niko Peleshi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Peleshi...

Aksion i Doganës në Ferizaj: Kapen barna të kontrabanduara në barnatore dhe banesa private

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndërmarrë sot...

Lidhja Demokratike e Kosovës paralajmëron se së shpejti do ta procedojë në Kuvend mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Haradinaj. Përfaqësues të këtij subjekti politik, i kanë thënë Radio Kosovës se do të përgatitet edhe teksti i mocionit dhe se po mbajmë kontakte edhe me deputet që janë në koalicionin qeverisës, e që janë të pakënaqur, dhe presim t`i bashkohen mocionit për rrëzimin e qeverisë.

Qeveria aktuale e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, për Lidhjen Demokratike të Kosovës e ka humbur legjitimitetin e saj. Prandaj, kjo parti konsideron se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme brenda këtij viti. Deputeti Ismet Beqiri tha për Radio Kosovën se presin edhe nga deputetë të koalicionit, që, sipas tij, janë të pakënaqur me këtë qeveri, ta votojnë mocionin e propozuar nga LDK-ja.

“LDK-ja tani i ka nënshkrimet e gatshme, kjo gatishmëri është shprehur edhe nga VV dhe PSD. Tani do të përgatitet edhe teksti i mocionit dhe po mbajmë kontakte edhe me të gjithë ata që janë në koalicionin qeverisës, e që janë të pakënaqur, që t`i bashkohen këtij mocioni dhe të na përkrahin për rrëzimin e kësaj qeverie”, tha Beqiri.

Por, deputetja Time Kadrijaj, e cila vjen nga partia e kryeministrit Ramush Haradinaj, AAK-ja, thekson se qeveria aktuale po tregohet e suksesshme në punën e saj. Madje, ajo shprehet se ky koalicion do ta dërgojë mandatin deri në fund.

“Koalicioni qeverisës është stabil dhe qeveria e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj është duke punuar mirë. Pra, ka rezultate që shihen dhe që e prekin qytetarin e Kosovës. Po punohet në liberalizimin e vizave, anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe në shumë tema të rëndësishme”, tha Kadrijaj.

Por, Ismet Beqiri, nga LDK-ja, thekson se koalicioni qeverisës tashmë e ka humbur edhe shumicën në Kuvend dhe nuk ka më forcë politike për të marrë vendime, çfarëdo qofshin ato.

“Është një koalicion i pakicës, në kuptimin e numrave në Kuvend. Aktualisht raporti është 58 deputetë me 42, në favor të opozitës. Kur flasim nga 100 deputetë shqiptarë dhe kur i marrim edhe pakicat, këta tash e kanë një shumicë të brishtë, e që në fakt nuk e kanë as këtë shumicë. Kjo do të thotë se ky koalicion nuk është në gjendje që të marrë asnjë vendim, madje as të mbajë seanca”, tha ai.

Ndërkohë, LDK-ja si partia më e madhe opozitare, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në asnjë seancë, derisa nuk procedohet për seancë kërkesa e tyre për rezolutën e opozitës për dialogun Kosovë – Serbi. /rtk

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz