back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeSot u vra me eksploziv në Gjakovë, kohë më parë ia vranë...

Sot u vra me eksploziv në Gjakovë, kohë më parë ia vranë edhe djalin

Të ngjajshme

ASK: Çmimet e pronave banesore u rritën me 4.2 % krahasuar me vitin 2024

4.2 për qind shtrenjtim të çmimit kanë pësuar banesat...

Goditje për Real Madridin, Trent Alexander-Arnold jashtë deri vitin tjetër

Trent Alexander-Arnold do të mungojë për rreth dy muaj...

Klodi nuk e duron Beniten: “Flet kot”

Kushtrimi, Klodiani dhe Benita kanë vazhduar edhe sot me...

Haxhi Ahmeti, është emri i viktimës që sot në mëngjes u vra me eksploziv në Smolicë të Gjakovës.

Persona të panjohur, sipas burimeve të Indesonline brenda policisë, ia kishin vendosur eksplozivin viktimës në derë të shtëpisë.

Më të shpërthyer eksplozivi Haxhiu mbeti i vdekur në vend duke tronditur banorët e Smolicës.

Vrasja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:00 dhe është konfirmuar për Indeksonline edhe nga zyrtarët për informim në Polici.

Policia e Kosovës më të marrë informacionin, i është përgjigjur menjëherë rastit duke dalë në vendin e ngjarjes.

Aty ende ndodhen të gjitha njësitet përkatëse të policisë të cilat po merren me hetimin e krimit. Deri më tani ende nuk ka persona të arrestuar, as të dyshuar.

Mësohet se i ndjeri është i vitit 1959, rreth 59 vjeç.

Por pesë vjet më parë, djali i Haxhi Ahmetit, Alia është vrarë nga axha i tij në shtëpinë e këtij të fundit.

Ali Ahmeti (i njohur edhe si Ali Sakica) e njihte e gjithë Gjakova si person problematik. Ai madje kohë më parë e kishte plagosur edhe një pjesëtarë të Policisë së Kosovës./Indeksonline/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz