back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaSportMerret vendimi për Khabibin dhe McGregorin

Merret vendimi për Khabibin dhe McGregorin

Të ngjajshme

Sami Lushtaku e emëron Fadil Nurën nënkryetar të Skenderajt

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku e ka marr vendimin...

Imri Ahmeti betohet për mandatin e katërt si kryetar i Lipjanit

Kryetari i rizgjedhur i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti,...

Milaim Zeka paraqitet në SPAK

Gazetari dhe analisti Milaim Zeka është paraqitur sot në...

Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov i hedhin paq për rrëmujën që shkaktuan në përfundim të duelit mes tyre në Las Vegas.

Komisioni i Sporteve të Nevadës njoftoi se dy luftëtarët e UFC-së janë pezulluar përkohësisht për incidentet që ndodhën pas ndeshjes mes tyre.

Dënimi do të hyjë në fuqi të hënën dhe do të zgjasë minimumi deri në datë 24 tetor, atëherë kur do të mbahet një seancë dëgjimore ku do të përcaktohet dënimi për dy luftëtarët.

Pas këtij lajmi, Khabib ka reaguar duke thënë se do ta lërë UFC-në nëse do të pezullohet miku i tij Zubaira Tukhogov, i cili hyri në oktagon dhe goditi McGregorin pas përfundimit të ndeshjes.

“Nëse vendosin që ta heqin nga UFC-ja, ta dinë që do të iki edhe unë. Ne kurrë nuk i braktisim vëllezërit tanë në Rusi. Ndeshjen që kishte për të zhvilluar ia anuluan, tani duan edhe ta largojnë nga UFC-ja. Harrojnë që ishte irlandezi ai që goditi i pari me grusht”, shkruan Khabib në rrjetet sociale. /SS/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz