Ndoshta e keni dëgjuar që ujku bën masakër kur ‘bie’ mbi tufën e deleve.
Këto foto e tregojnë me qartë atë që ndodh në të vërtetë.
Një bari në Gjermani ka treguar pamjet e sulmit të ujqërve mbi tufën e tij të deleve.
Ata kanë vrarë 40 dele, ndërkohë që të paktën 50 krerë janë zhdukur.
Edhe më herët tufa e tij ka qenë subjekt sulmi nga ujqërit.
Por në këtë rast, pasojat kanë qenë shumë të rënda dhe rasti konsiderohet i rrallë për nga numri i kafshëve të vrara.