back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaDrenica +Drenica KulturëSkenderaj/ Marinë- dyshohet se dëshmorit të Kosovës iu ndërrua pllaka e varrit

Skenderaj/ Marinë- dyshohet se dëshmorit të Kosovës iu ndërrua pllaka e varrit

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Lume Krelani dyshon se pllaka e varrit të babait të saj është ndërruar. Ajo sot nuk mundi që të vendos lule te varri i babait.

Lume Krelani ka marr rrugë nga Verboci i Drenasit për ta nderuar babain e saj Sejdi Krelani, dëshmor i cili nga 19 Shtatori prehet në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt.

Por kur edhi këtu pa që lulet nuk mund t’i vendos tek varri i babait të saj.Kjo pasi tek vendi ku është rivarrosur dëshmori Sejdi Krelani qëndron pllaka e një dëshmori tjetër.
Lume Krelani për RTV Dukagjinin thotë se i është ndërruar pllaka e varrit të babait të saj.

“Problemi është se këtu e kemi varrosë babain tim, unë vet kam qenë personalisht këtu. Rendi ka qenë këtu në trotuar, kemi fakte, fotografi, incizime, mirëpo përgjegjësi thotë se babai im është në rendin e dytë. Kjo është edhe më e rëndë që nuk e pranon se pllaka është gabim, por thotë është në rendin e dytë. Familja e personit që i është vendosur emri ka ardhur këtu dhe i janë vendosur lulet, por unë ku ti vendosi këto lule?!”, shprehet e tronditur bija e dëshmorit Sejdi Krelani.

Se babai i saj ishte varrosur në këtë vend, familja Krelani ka edhe dëshmi të ditës së rivarrimit.

Ndërkaq familjarët e dëshmorit Hamdi Hasani, që mendohet se i është ndërruar varri nuk deshën të prononcohen para kamerës, por thonë se nuk ndjehen mirë për këtë që ka ndodhur.

Zyrtarët e komunës së Skenderajt, Televizionit përmes një përgjigje elektronike i thanë se nuk kanë marrë ankesë nga familjarët për një gjë të tillë.

“Ne zyrtarisht nuk kemi marrë asnjë ankesë nga familja qe ju po i referoheni. I gjithë procesi i rivarrimit është bërë me ekspertizë profesionale nga instituti i Mjekësisë ligjore. Insinuata të tilla janë të paqëndrueshme, nuk kanë asnjë bazë, as argument përveç se mundet me qenë ndonjë dëshire individuale për ndryshim të renditjes. Gjë e cila është definitive dhe e përfunduar me të gjitha procedurat”- thuhet në përgjigjen e komunës së Skenderajt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz