back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeMilaim Zeka: A do të ketë bir nane që del e ja...

Milaim Zeka: A do të ketë bir nane që del e ja thotë të vërtetën Kadri Veselit

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, i cili po qëndron në arrest shtëpiak, përmes një postimi në Facebook ka komentuar vizitën e paralajmëruar të kryeparlamentarit, Kadri Veseli, në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Zeka lidhur me ketë vizitë, ka bërë pyetje se, “a do të ketë bir nane që del e ja thotë të vërtetën për ketë vend krimi në Kosovë dhe se a do ketë ndonjë mantelbardhë që do dal ta pres, që t’i thotë se në atë vend vritën pacientët”, ka shkruar ai.
Ja postimi i Zekës

Sa shume ka vdekur gjitheçka ne kete vend

Dikur, ne vitin 1989, minatoret e Trepçes, te ngujuar ne zgafellat e tyre, 1200 metra nen dhe, kishin guximin te deklaronin: “Pa dhane doreheqeje Sllobodan Millosheviqi, Hysamedin Azemi, Rrahman Morina, dhe pa na i njofte te drejtate e barabarta me popujte e tjere te ish Jugosllavise, ne nuk dalim nga zgafellat”!

Sot, Kryetari I Kuvendit, Kadri Veseli, do ta vizitoje Qendren Klinike Univerzitare. A do te kete naj bir nane qe del e ja thote te verteten per kete vend krimi ne Kosove?! A do kete ndonje mantelbardhe qe do dal ta pres, qe t i thote se ne ate vend vriten pacientet, infektohen, traumatizohen, vdesin, per shkak se ai gjitheçka eshte, vetem spital jo?!
Ndoshta edhe vizita e sotit kalon me zgerdhireje, me rrena, me nje grushte gazetaresh te derguar nga bosat e tyre, qe gjithe naten kane pi vere me bosin e tyre, pra me Kadri Veselin, ne vend qe te futen neper koridoret e reparteve, neper dhoma me te semure, neper raftat bosh nga barna e xhilperat!

Ne kete vend ka kohe qe ka vdekur etika, morali, njerezilleku, guximi…
Ne kete vend ka vdekur bash gjitheçka!!!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz