back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeNga janari i 2017’s kosovarët i dogjën 91 milionë euro

Nga janari i 2017’s kosovarët i dogjën 91 milionë euro

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Statistikat tregojnë se qytetarët e Kosovës janë më të varfrit në rajon dhe Evropë. Por kjo nuk ka ndikuar që të ndalet luksi. Vetëm për duhan qytetarët kanë djegur mbi 91 milionë euro.

Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se për një vit e gjysmë, respektivisht nga 1 janari i vitit 2017 deri në qershor të këtij viti në Kosovë u shkrinë mbi 91 milionë euro për 4 milionë kilogram duhan, raporton FaktePlus.

Sipas Doganës, për gjithë vitin 2017, kosovarët blenë duhan në vlerë prej 61 milionë e 961 mijë euro.

Me këto para u importuan 2 milionë e 775 mijë kg, ndërsa vetëm në puro u shpenzuan 124 mijë euro, që vlera e tyre në kg ishte 1296.

Zyra për informim e Doganës së Kosovës konfirmoi për FaktePlus se vërehet një trend i rritjes së shpenzimeve të parasë për duhan në vitin 2018.

Sipas të dhënave, vetëm për gjashtë muajt e parë të këtij viti, respektivisht nga janari deri më 31 qershor për importin e 1 milion e 252 kg duhan janë dhënë 29 milionë euro.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nga vitit 2020 deri në vitin 2030, në tërë botën do të vdesin 30 milionë njerëz nga dëmet që shkakton duhani.

Në Kosovë, ndërkaq, thuhet se numri i të rinjve, të cilët pinë duhan është i madh dhe në rritje.

Kurse të dhënat e ndryshme të publikuara kohë pas kohe nga institucione të vendit e ndërkombëtare, tregojnë se qytetarët e Republikës së Kosovës janë më të varfrit në rajon dhe Evropë.

Të ardhurat mesatare për kokë banori në Kosovë, janë më të voglat krahasuar me gjithë shtetet e rajonit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz