BallinaLajmeA ju kthye Arbnora Dobra familjes së saj?

A ju kthye Arbnora Dobra familjes së saj?

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...
22-vjeçarja, Arbnora Dobra nga Skenderaj, gjatë ditës së sotme është kthyer në familjen e saj.
Më 28 shtator të këtij viti Policia e Kosovës kishte marrë informacion se Arbnora Dobra, 22-vjeçare nga Skenderaj ishte zhdukur nga shtëpia e saj një ditë më parë.

Ky lajm kishte tronditur opinionin kosovar dhe Policia me të marrë lajmin kishte filluar kërkimet për 22-vjeçaren.

Tre ditë më vonë, pra me datë 1 nëntor, Arbnora Dobra, i kishte lajmëruar familjes së saj se gjendet në Maqedoni.

Mirëpo, drama e familjes Dobra ka marrë fund sot, raporton lajmi.net

22-vjeçarja Arbnora Dobra, sot është kthyer me vetëdëshirë pranë familjes së saj.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti po ashtu ka thënë se gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe se nuk bëhet fjalë për ndonjë presion apo rrëmbim.

“Ajo sot u kthye me vetëdëshirë pranë familjes. Nuk ka ndonjë presion, rrëmbim apo diçka të ngjashme. Gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe gjithçka është në rregull”, ka deklaruar Ahmeti për lajmi.net

Kujtojmë se deri më tani ende nuk dihen shkaqet që e çuan 22-vjeçaren Arbnora Dobra të bëj një veprim të tillë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz