back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeThellohet hendeku mes Veselit e Thaçit, Arsim Bajrami godet Presidentin

Thellohet hendeku mes Veselit e Thaçit, Arsim Bajrami godet Presidentin

Të ngjajshme

Ronaldo uron bashkëshorten: “Gëzuar ditëlindja gruaja e jetës sime!”

CR7 tregohet mjaftë i kujdesshëm për datat e rëndësishmë...

Historike: BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

Von der Leyen: Është ‘nëna e të gjitha marrëveshjeve’,...

Lichtsteiner prezantohet te Baseli, e përmend Shaqirin para mediave

Stephan Lichtsteiner është emëruar trajneri i ri i Baselit. Ai...

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, ka thënë se nëse presidenti Thaçi futet në diskutime për kufijtë e Republikës së Kosovës, atëherë rrëshqet nga Kushtetuta dhe del jashtë mandatit të tij, raporton Gazeta Express.

Këto deklarime Bajrami i ka bërë gjatë një diskutimi në Grupin Për Studime Ligjore dhe Politikë që është duke u mbajtur sot me temë “Dialogu Kosovë Serbi: Rrugë e gjatë deri te marrëveshja”, shkruan Gazeta Express.

“Parimi i mosnegocimit të kufijve ka qenë i pranishëm qysh para Pavarësisë. Nëse Presidenti rrëshqet nga Kushtetuta, ai del nga mandati i vet”, është shprehur ish-ministri.

Sipas tij Thaçi duhet të marrë miratimin e Kuvendit, në rast se dëshiron të futet në procesin e negocimit të kufijve.

“ Nëse do të hyj në atë proces ai fillimisht këtë kërkesë duhet të dërgoj tek Kuvendi”, ka thënë Bajrami.

Nënkryetari i PDK-së, ka thënë se para çdo marrëveshje që pritet të arrihet me Serbinë, duhet pasur parasysh aktet themeltare të shtetit.

“Cilado marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, një shteti veçse 10 vjeçar, duhet medoemos të ketë parasysh aktet themeltare të shtetit. Është herët që ta diskutojmë Pakon e Ahtisaarit, që ka ndikuar në krijimin e paqes”, ka shtuar tutje ai.

Në këtë organizim ka folur edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avullah Hoti, i cili ka thënë se vetëm me votë mund të fitohet legjitimiteti për udhëheqje të dialogut me Serbinë.

“Ne nuk mund t’i themi Bashkësisë Ndërkombëtare “na lini ta bëjmë vet marrëveshjen” Legjitimiteti për udhëheqje te dialogut mund te fitohet vetëm me votë”, ka deklaruar Hoti.

Edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Kuvendi i Republikës së Kosovës përcakton çdo pëllëmbë të territorit të Republikës së Kosovës.

“Pika e vetme dhe e pashmangshme është Kushtetuta e vendit, dispozitat e së cilës nuk çojnë asnjë organ tjetër pos në drejtim të Kuvendit si përcaktues i çdo pëllëmbe të territorit të Kosovës”, ka thënë Hasani.

Ideja e Thaçit për lëvizje të kufijve është kundërshtuar nga të gjitha partitë politike në vend dhe gjithashtu edhe nga shtetet përkrahëse të Republikës së Kosovës./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz