back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportEdhe Drenica ka rastet e veta për tu ankuar, ndërkohë që ka...

Edhe Drenica ka rastet e veta për tu ankuar, ndërkohë që ka një mesazh për gjithë opinionin (VIDEO)

Të ngjajshme

- Advertisement -

Dueli ndërmjet Drenicës dhe Ballkanit (2-1), i vlefshëm për javën e shtatë të Ipko Superligës vazhdon të jetë i komentuar nga gjithë opinioni sportiv, sidomos për ndarjen e drejtësisë, shkruan Gazetasheshi.com.

Ishte Klubi Futbollistik “Ballkani” që përmes një kumtese për media reagoi në lidhje me gjykimin e ndeshjes, teksa kërkoi nga drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës të ndërmarrin hapa konkret në këtë drejtim.

Më pas vjen edhe reagimi i Klubit Futbollistik “Drenica” që gjithashtu përmes një rasti diskutabil në ndeshje dhe kërkon nga FFK që të marr masa ndaj futbollistit Besnik Krasniqi për shkak të goditjes ndaj futbollistit venda Osman Mëziu.

Më poshtë mund ta ndiqni edhe kumtesën e plotë me video material nga KF Drenica:

“Të premtën me 28.09.2018 u zhvillua ndeshja në mes të KF Drenica dhe KF Ballkanit e vlefshme për xhiron e VII të Ipko Superligës së Kosovës në futboll. Pas këtij takimi, në media u publikuan shumë inserte që gjoja qenka favorizuar ekipi i Drenicës në këtë takim. Po ju prezantojmë më posht një rast ku futbollisti, Besnik Krasniqi e godet në mënyrë të qellimshme lojtarin tonë, Osman Mëziu me bërryl, dhe kjo situatë është karton i kuq direkt sipas rregullave të lojës së futbollit. Siç mund ta shihni edhe ju, media, dashamirë dhe opinion i gjerë, në videoinqizim, as goditje direkte (faull) kjo goditje nuk është akorduar e lërë më të ndeshkohet futbollisti Besnik Krasniqi as me karton të verdhë. Ua bëjmë më dije që as kjo ndeshje nuk ka kaluar pa u dëmtuar Drenica edhe pse kemi arritur fitore, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me KEK-un, 4:2. Drenica nuk është e interesuar të ankohet vetëm kur humb, mirëpo qëllimi jonë është që në të gjitha stadiumet t’iu mundësohet skuadrave të luajnë futboll dhe të mos demtohën. Me shpresë që këtë video inçizim do ta shohin organët Kompetente të FFK-së, dhe do të marrin masa ndaj lojtarit në fjalë, pasi në të ardhmën ndonjë futbollist tjetër i ri siç është Mëziu mund ta pesojë nga bërryli i Krasniqit”, thuhet në reagim, derisa është bashkangjitur edhe kjo video:

Video Player

00:00
00:46
/Gazeta Sheshi/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz