back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmePritet largimi edhe i Bedri Hamzës nga Qeveria

Pritet largimi edhe i Bedri Hamzës nga Qeveria

Të ngjajshme

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i pranishëm në Knesset derisa Edi Rama mban fjalim

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është duke...

Osmani porosit të mos harrohet Holokausti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare...

Ekstradohet nga Zvicra një pjesëtar i një grupi kriminal

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve...

Bedri Hamza, shumë shpejt pritet të japë dorëheqje nga detyra e tij si Ministër i Financave.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije, se Hamza do të largohet përfundimisht nga dikasteri që ka drejtuar për më shumë se një vit.

Indeksonline ka provuar disa herë radhazi të kontaktojë me ministrin Hamza, mirëpo kontakti me të ka qenë i pamundur.

 

 

Kujtojmë faktin se kjo nuk është hera e parë që Hamza, ofron dorëheqje nga posti i ministrit. Njejtë ai pati vepruar edhe në vitin 2013, kjo për faktin se mori detyrë të re në Banken Qendrore të Kosovës.

Por, vetëm disa vite më vonë, ai vendosi të kthehej përsëri në detyrën e të parit sa u përket financave, në qeverinë “Haradinaj”.

Kështu, Hamza la postin e Guvernatorit të BQK-së, për tu emëruar për të dytën herë radhazi si ministër i Finacave.

Sfidat në sektorin e financave asnjëherë nuk kanë qenë të pakta. Madje, ato morën kahje të ndryshme me tu përmend rritja e pagave për shërbyesit civil.

Hamza, si ministër i Financave jo rrallë herë ishte deklaruar kundër rritjes së pagave, por fjala e tij nuk u dëgjua. /Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz