back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeVeseli ndërpret vizitën në Britaninë e Madhe

Veseli ndërpret vizitën në Britaninë e Madhe

Të ngjajshme

Barça nuk lë vend për befasi, mposht Frankfurtin në “Camp Nou”

Barcelona ka fituar ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit. Ata mposhtën “Shqiponjat”,...

Çka po ndodhë, Atalanta në epërsi ndaj Chelseat

Atalanta ka shënuar golin e epërsisë ndaj Chelseat. “Zikaltrit”, morën...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh udhëheqës i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ndërprerë një vizitë të tij zyrtare në Britaninë e Madhe. Ai kishte shkuar atje të dielën.

Burime të besueshme të Gazetës Express bëjnë të ditur se Kadri Veseli është kthyer në Kosovë në pasditen e së hënës.

Sipas këtyre burimeve, ai ka fluturuar sot nga Londra drejt Tiranës, nga ku më pas është nisur për në Prishtinë.

Ndërkohë, zyrtarë nga Kabineti i Veselit nuk kanë komentuar rreth këtyre pohimeve.

Veseli kishte udhëtuar të dielën për në Mbretërinë e Bashkuar, ku, me ftesë të Partisë Konservatore, të kryeministres britanike, Theresa May, ishte paraparë të zhvillonte disa takime me udhëheqjen e kësaj partie, njëherësh zyrtarë të lartë britanikë.

Veseli pritej të diskutonte me ta për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, në rrugën e integrimit të Kosovës në strukturat euroatlantike.

Veseli ishte ftuar të merrte pjesë edhe në punimet e konventës së Partisë Konservatore, e cila po i zhvillon punimet në Birmingham.

Kreu i PDK’së kishte planifikuar të bisedonte me zyrtarë të lartë nga kjo forcë politike për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet PDK’së dhe Partisë Konservatore britanike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz