BallinaLajmePas “turbullirave” në PDK, dhe largimit të ministrit Tahiri, flet Xhavit Haliti

Pas “turbullirave” në PDK, dhe largimit të ministrit Tahiri, flet Xhavit Haliti

Të ngjajshme

Varoufakis: Nacionalizmi arsyeja kryesore pse Greqia s’e ka njohur deri tash Kosovën

Kreu i MeRA25, ish-ministri grek i financave Yanis Varoufakis...

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

As nënkryetari i partisë, Xhavit Haliti nuk ka qenë në dijeni që Abelard Tahiri do të japë dorëheqje nga posti i Ministrit të Drejtësisë.

Haliti në prononcim për “Gazeta Blic”, ka thënë se ai nga mediat ka kuptuar për veprimin e ndërmarrë nga Tahiri.

“Unë prej mediave e mësova që Abelard Tahiri e ka paraqitur dorëheqjen e tij më shumë nuk di kurgjo, unë as nuk jam takuar me të”, ka deklaruar Halitit për Gazeta Blic.

Në anën tjetër Burime të Gazetës Blic brenda Partisë Demokratike të Kosovës kanë bërë të ditur se Hajredin Kuçit i është ofruar pozita e ministrit të Drejtësisë.

“Kryetari i PDK- së Kadri Veseli ia ka ofruar Hajredin Kuçit postin e ministrit të Drejtësisë, dhe rikthimin e tij aktiv në parti”, thonë burime të Gazetës Blic.

Mirëpo, sipas këtyre burimeve Hajredin Kuçi ende nuk ka kthyer ndonjë përgjigje. Madje, merret vesh se Hajredin Kuçi po heziton t’i kthehet politikës aktive dhe kthimit në post të lartë ekzekutiv.

I kontaktuar nga Gazeta Blic, Kuçi ka theksuar se ai nuk do të pranoj të jetë pjesë e qeverisë Haradinaj.

“Jo nuk kam pasur një bisedë të tillë as nuk më ka shkuar ndërmend e as nuk e kom ndërmend, absolutisht e kam përfunduar unë atë kapitull”, ka thënë Hajredin Kuçi për Gazeta Blic.

Theksojmë se Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, sot ka ofruar dorëheqjen nga posti i tij.

Siç mësohet vendimi për dorëheqje erdhi pasi Tahiri nuk ka qenë i kënaqur me zhvillimet e fundit në sistemin e Drejtësisë, duke përfshirë këtu edhe ndërhyrjet politike. Ai ka konsideruar se të gjitha këto pritet të ndikojnë në mosliberalizimin e vizave.

“Gazeta Blic”, që nga orët e hershme të mëngjesit është duke tentuar të flasë me tashmë ish-ministrin mirëpo kjo gjë ka qenë e pamundur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz