back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeDëshmitarja e fundit që pa kosovaren e zhdukur, flet vëllai!

Dëshmitarja e fundit që pa kosovaren e zhdukur, flet vëllai!

Të ngjajshme

​Merret vendim, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në 1000 euro

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka njoftuar...

“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët (Video)

Pasditja e sotme për Albën ishte pothuajse e njëjtë. Lotët ...

22 vjet e gjysmë burgim për të akuzuarit për vrasjen e ndodhur më 2001 në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykimin dënues për...

Platforma “Liria ka Emër” merr leje zyrtare nga Komuna e Prishtinës për mbajtjen e marshit më 17 shkurt

Platforma qytetare Liria ka Emër njofton opinionin publik se ka siguruar...

Sot po bëhen 3 ditë kur Arbnora Dobraj nga Skenderaj po vazhdon të jetë e zhdukur.

Familja e 22 vjeçares është duke apeluar gjithë qytetarët e Republikës që t’i informojnë në rast se e shohin vajzën e tyre.

Vëllai i Arbnorës, Rinor Dobraj ka thënë për “Indeksonline” se ka marrë disa telefonata rreth rastit të familjes së tyre.

Në njërën prej telefonatave, ai tregon se i është lajmëruar një vajzë dhe e ka parë motrën e tij e cila me status është e fejuar.

“Është hera e parë që po ballafaqohemi me kësi rasti. Një vajzë na ka thirr në telefon dhe ka treguar se e ka pa Arbënoren në Mitrovice duke zbrit prej kombit dhe më se ka pa”, ka treguar Rinori.

Ndryshe, Indeksonline ishte i pari që raporti rreth këtij rasti. Policia e Kosovës ka marrë informacionin në Stacionin e Jugut në Prishtinë dhe është duke u marrë konkretisht me rastin. /Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz