BallinaLajmeDy deputetë të Kosovës në paraburgim, lajm edhe për mediat e botës

Dy deputetë të Kosovës në paraburgim, lajm edhe për mediat e botës

Të ngjajshme

Gramos Hashani që deri tash ishte ushtrues detyre, zgjedhet si kryeshef i KEK-ut

Gramos Hashani është zgjedhur kryeshef Ekzekutiv i Korporatës Energjetike...

Nesër mblidhet KQZ-ja, diskutohet buxheti për zgjedhjet e 7 qershorit

Nesër do të mbahet mbledhja e Komisionit Qendror Zgjedhor. Klan...

Gramos Hashani emërohet Kryeshef Ekzekutiv i KEK-ut

Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. ka përzgjedhur Gramos...

Lajmi për caktimin e paraburgimit për dy deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka marrë edhe vëmendjen e mediave botërore, shkruan Gazeta Express.

Prestigjiozja amerikane ‘The New York Times’, ka raportuar sot për arrestimin e deputetit të AAK-së, Shkumbin Demalijaj, pasi sipas Prokurorit i njëjti ka kërcënuar ish-prokurorin Elez Blakaj, i cili ishte duke hetuar skandalin e fryrjes së listave të veteranëve.

Gjithashtu edhe deputeti i NISMA-së, Milaim Zeka, gjendet në paraburgim , për kërcënimet e drejtuara ndaj Prokurorit Special, Afrim Shefkiu.

“Ligjvënësi i dytë i Kuvendit të Kosovës ndalohet për kërcënime ndaj prokurorit”, është titulli i NYT, transmeton Gazeta Express.

Siç shkruan gazeta, ky është rasti i dytë i arrestimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës brenda pak ditësh.

Shkumbin Demalijaj akuzohet edhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e listave të fryra të veteranëve, ndërsa Milaim Zeka akuzohet për mashtrim me viza të mbi 900 personave.

Pas këtyre rasteve të kërcënimeve ndaj prokurorëve ka reaguar sot edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili ka thënë se politikanët duhet të ndalin presionet mbi organet e drejtësisë./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz