back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeE quajti “i poshtër”, asamblistët i vërsulen kundërshtarit të Bekim Jasharit

E quajti “i poshtër”, asamblistët i vërsulen kundërshtarit të Bekim Jasharit

Të ngjajshme

Ministri i Jashtëm i Francës: Shteti palestinez është zgjidhja e vetme për paqen

Ministri i Jashtëm në largim i Francës, Jean-Noel Barrot...

Zyrtarisht nis fushata elektorale për zgjedhjet lokale

Zyrtarisht në orën 00:00 ka nisur fushata zgjedhore për...

Chicago: Qellohet emigranti që iu shmang arrestimit

Incidentet tragjike nuk kanë fund në Shtetet e Bashkuara,...

Një përleshje fizike ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Skenderajt. Kjo është konfirmuar edhe nga kryetari i komunës, Bekim Jashari.

Ky i fundit, në një prononcim për “Indeksonline”, ka treguar se asamblisti Malsor Bejta e ofendoi atë dhe kryesuesen, Fatbardha Halili.

 

 

“Po, sot në rend dite ishte buxheti i cili me shumicë votash kaloi. Pas pauzës gjysmëore asamblisti Malsor Bejta (iniciativa qytetare) ka kërkuar fjalën dhe ka nisur me ofendime në drejtim timin dhe kryesueses ku na ka quajtur “të poshtër”, ka thënë Jashari.

Pas këtyre fjalëve, kryesuesja e Kuvendit Komunal ka kërkuar përjshatimin e Bejtës, i cili u largua me forca nga sigurimi i Kuvendit. Më pas, në korridoret e Komunës kishte edhe një konfrontim fizik ndërmjet asamblistëve (krahu i Bekim Jasharit) dhe Malsorit.

“Qysh s’të vjen marre. Pse i thu ashtu kryetarit”, dëgjoheshin teksa flisnin asamblistët. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz