back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeStudenti i Fakultetit të Mjekësisë ndërron jetë disa momente para se të...

Studenti i Fakultetit të Mjekësisë ndërron jetë disa momente para se të futet në provim

Të ngjajshme

Kandidatura e Shukri Bujës për Lipjanin, çfarë mesazhi mori nga Hashim Thaçi?

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja,...

Të shtëna me armë në Prishtinë, s’ka të lënduar

Një gjuajte me armë zjarri është raportuar në orët...

Ruzhdi Shehu hap zyrtarisht fushatën në Junik: Na priftë e mbara

Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu,...

Studenti i Fakultetit të Mjekësisë ndërron jetë disa momente para se të futet në provim
Të hënën pasdite ka ndërruar jetë studenti i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, L.GJ., 23-vjeçar nga Suhareka.

Vdekjen e 23-vjeçarit L.GJ. e ka konfirmuar drejtoresha e klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Myrvete Paçarada. Në një prononcim për Insajderin, Paçarada ka thënë se studenti 23-vjeçar kishte pësuar atak kardiak disa momente para se të futej në provim tek lënda e Gjinekologjisë.

Paçarada ka thënë se studenti nga Suhareka ndërroi jetë në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, pas rreth dhjetë orësh trajtim nga mjekët.

“Tërë pasditen ka qëndru në repartin e Kardiologjisë, ata kanë punu rreth 10 orë pasi ka ardhur deri te pëlcitja e aortës abdominale”, ka thënë Paqarada për Insajderin.

Për ndarjen nga jeta të studentit L.GJ kanë reaguar edhe të afërm dhe miq të 23-vjeçarit L.GJ.

Mësimdhënësja nga Suhareka, Edona Morina-Bytyqi, e cila e kishte pasur nxënës 23-vjeçarin në shkollë të mesme, ka thënë se L.GJ. ishte djali i vetëm i familjes.

“Sot mora një lajm shumë trishtues e të dhimbshëm për ikjen nga kjo botë të një lule të rinisë ish-nxënësi im L.GJ, djalë i vetëm i familjes ,student shembullor i Fakultetit të Mjeksisë”, ka thënë ish-mësimdhënësja e 23-vjeçarit. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz