back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaBotëI veshur me hixhab, vjedh 15 000 dollarë në bankë. Pas zbulimit,...

I veshur me hixhab, vjedh 15 000 dollarë në bankë. Pas zbulimit, tregohet i ‘sinqertë’ me policët

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Forcat e sigurimit arrestuan të shtunën, njeriun i cili vodhi një degë të Bankës së Gjirit në Hawalli, Kuvajt, i veshur me një hixhab si dhe duke përdorur një armë lodër.

Divizioni i Hetimeve Kriminale të Kuvajtit arrestoi autorin e grabitjes, duke gjetur edhe sasinë e parave të marra.

Policia shtoi se po zhvillohen kërkime edhe për armën lodër.

Burri, një jordanez rreth 30 vjeç, pranoi krimin dhe i tregoi policisë se ku të gjente paratë e vjedhura, të cilat ishin fshehur në banesën e tij.

Vjedhësi tha se kishte planifikuar grabitjen për rreth një javë dhe kishte vëzhguar me kujdes bankën gjatë asaj kohe.

Ai tha se zgjodhi një ditë ku banka nuk ishte e zënë dhe e kishte blerë rrobat në një treg lokal.

Njeriu shtoi se ai u largua pas kryerjes së krimit me këmbë në një zonë banimi ku hodhi armën lodër dhe më pas mori një taksi për në shtëpi.

Ai u arratis me gati 15,000 dollarë (4,500 dinarë kuvajtian).

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz