BallinaLajmeNdryshimi drastik i temperaturave, java me ngrica

Ndryshimi drastik i temperaturave, java me ngrica

Të ngjajshme

Muja miraton programin bujqësor 2026: 77.5 milionë euro për fermerët

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja,...

PDK në Kijevë kërkon nga Bedri Hamza rikthimin e Fatmir Limajt në parti

Dega e PDK-së në Kijevë të Malishevës i ka...

Osmani deklarohet pas takimit me Abdixhikun: Ishte takim miqësor (Video)

Ka përfunduar takimi ndërmjet ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,...

Makina që shfaq filma nga fenerët

Teknologjia e re në industrinë e makinave elektrike po...

Selin shkon në Istog, pozon bashkë me vjehrrën

Reperi i njohur Gimbo ka ndarë së fundmi me...

Javë me mot të ftohtë por kryesisht të kthjellët, vende-vende edhe me ngrica.

Masa të ftohta ajrore nga Atlantiku verior, të paraprirë nga një front i ftohtë, do të depërtojnë shpejt edhe mbi rajonin tonë, ku do të sjellin vranësira, erëra me reshje të dobëta shiu, dhe rënie të theksuar të temperaturave nën vlera mesatare. Në vise malore mbi 1000m, në ato pjesë kur priten të reshura edhe gjatë natës, paraqiten mundësi që reshjet e shiut të shndërrohen në borë.

Më pas një anticiklon i fuqishëm nga Azoret, përgjatë Evropës perëndimore do të shtrihet edhe mbi rajon, që pritet të sjellë mot stabil dhe kryesisht të kthjellët, por masat e ftohta ajrore do të mbeten, që do të vazhdojnë t’i mbajnë temperaturat e ulëta, e në orët e mëngjesit vende-vende priten edhe ngrica.

25.09 – Mot i ftohtë, pjesërisht i vranët. Në mbrëmje edhe më ftohtë.

26.09-27.09 – Mot i ftohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes vende-vende mundësi edhe për ngrica.

28.09 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit, do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 12C, të hënën, në 0C deri +1C nga mesi i javës, ndërsa maksimalet nga 25C deri në 15C.

Sipas Prishtina Weather, era do të fryjë mesatare dhe fuqishme nga verilindja 5-15m/s. Shtypja atmosferike do të rritet lartë mbi vlera normale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz