back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaBotëDemi godet për vdekje 71-vjeçarin në Spanjë, kamerat filmojnë momentin rrëqethës (Video,...

Demi godet për vdekje 71-vjeçarin në Spanjë, kamerat filmojnë momentin rrëqethës (Video, +18)

Të ngjajshme

Arrestohet i dyshuari për vrasje të rëndë në tentativë në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar një person që ishte...

Krishtlindjet festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë kur ndezen dritat

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, iu...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Rohelio Rodrigo, 71-vjeç, mbeti i vdekur në vend kur demi e goditi me brinjë në gjoks gjatë festivalit lokal me dema në qytetin spanjoll Herici.

Ky burrë humbi jetën gjatë festivalit të njohur si “toro embolado” apo “demi me topa të zjarrtë në brinjë”, ku demi me disa toptha të zjarrtë në brinjë vrapon nëpër rrugë, kurse kalimtarët e rastit duhet me çdo kusht ta shmangin kontaktin me të, transmeton Telegrafi.

Demi po vraponte nëpër sheshin e qytetit dhe befasisht goditi burrin që ia kishte kthyer shpinën, dhe shumë vonë e kuptoi që e kishte afër. Si rezultat i goditjes së fortë u rrëzua pa ndjenja në rrethojnë mbrojtëse, ku nga topthat që i kishte në brinjë burri mori flakë.

Megjithatë edhe pse qindra spektatorë që ishin afër viktimës u munduan ta ndihmojnë dhe madje e dërguan me urgjencë në spital, por aty është konstatuar se ka ndërruar jetë. Si rezultat i këtij incidenti të kobshëm, festivali është ndërprerë nga autoritetet lokale. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz