back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeAlbin Kurtit sapo iu bashkua edhe kjo parti për protestën kundër Thaçit

Albin Kurtit sapo iu bashkua edhe kjo parti për protestën kundër Thaçit

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

ESDA – Partia Evropiane e Aksionit Demokratik, e komunitetit boshnjak në Kosovë, ka i paralajmëruar që do ta mbështet “Protestën për të ndaluar Presidentin Hashim Thaçi, për të copëtuar territorin e Kosovës”.

“Kështu, pasi Lëvizja Vetëvendosje ka caktuar datën 29 Shtator, ne si ESDA ju bashkëngjitmi kësaj proteste dhe ftojmë qytetaret se sa ma masovikisht t’i përgjigjen protestës dhe me 29 shtator t’i kërkojmë dorëheqjen Thaçit”, ka thënë Hilmo Kandiç, kryetar këtij subjekti politik.

Ai ka thënë se, tashmë njerëzit janë të vetëdijshëm për lojërat e ndyra të Thaçit që po i bën në kurriz të sovranitetit të shtetit dhe këtij njeriu tanimë i kanë dalë në sipërfaqe mashtrimet shumë vjeçare.

“Këto protesta do të kenë përkrahje të madhe qytetare dhe mbesin e vetmja formë për të ndaluar Presidentin Thaçi. Po ashtu jemi te bindur se protestat do të kenë një përkrahje shumë të fuqishme dhe do të jenë madhështore. Është përgjegjësi e çdo qytetari pa dallime politikë e etnike, të mbroj dhe ruaj territorin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Ne si ESDA ju bëjmë thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve tanë, e sidomos qytetarëve të Kosovës që me 29 shtator të protestoj në mënyrë dinjitoze e paqësore”, ka thënë Kandiç.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz