back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaRegjionaleDrenasHaradinaj: Rënia e Fehmi e Xhevë Lladrovcit i dha frymëzim vazhdimit të...

Haradinaj: Rënia e Fehmi e Xhevë Lladrovcit i dha frymëzim vazhdimit të luftës

Të ngjajshme

Moti për të dielën

Të dielen parashihet mot i vranët dhe me intervale...

Surprizë në shtëpinë kapsulë: i eliminuari i mbrëmshëm Toney shfaqet sërish

Toney është shfaqur në shtëpinë kapsulë, në oborrin e...

Specialja cakton paraburgimin prej 1 muaji ndaj 7 të pandehurve, të dyshuar për dhënie dhe marrje ryshfeti

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur...

Surprizë në shtëpinë kapsulë: i eliminuari i mbrëmshëm Toney shfaqet sërish

Toney është shfaqur në shtëpinë kapsulë, në oborrin e...

“Po ti koke serb”/ Labinoti shpërthen ndaj Kushtrimit

Këtë herë Labit i ka dalë punë me Kushtrimin,...
- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët në betejat heroike të Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”, duke thënë se rënia e heroit dhe heroinës, Fehmi e Xhevë Lladrovci, frymëzoi të gjithë vajzat dhe djemtë e kësaj brigade për ta vazhduar luftën çlirimtare deri në fitore.

“Njëzet vjet më parë, në betejat heroike të Brigadës 114 Fehmi Lladrovci, kanë rënë në altarin e lirisë mjeku i luftës Lec Leci – Gradica dhe bashkëluftëtarët e tij Shefqet Zeka, Naim Haxhiu, Kadri Mehmeti, Shemsedin Haxhiu dhe Xhevxhet Maliqi. Rënia e heroit dhe heroinës, Fehmi e Xhevë Lladrovci, frymëzoi të gjithë vajzat dhe djemtë e Brigadës 114 për ta vazhduar luftën çlirimtare deri në fitore. Sot, me krenari kujtojmë veprat e mëdha të heronjve e dëshmorëve tanë, mbi gjakun e të cilëve u rrënjos liria e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz