BallinaOpinioneBajram Gecaj : Kryeministri ofendon popullin të cilën pretendon ta përfaqësoje!

Bajram Gecaj : Kryeministri ofendon popullin të cilën pretendon ta përfaqësoje!

Të ngjajshme

Tifozi i Celtas theret me thikë në ndeshjan ndaj Lyonit

Një tifoz i Celta Vigos mbeti i plagosur pas...

Zyrtarja policore sulmohet nga një grua gjatë futjes së saj në kontroll, merr trajtim mjekësor

Një zyrtare policore është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga...

“Nuk do të doje të rreheshe me të”: Trump nderon Chuck Norrisin

Donald Trump ka kujtuar Chuck Norrisin si një “njeri...

Rafael Leao do të mungojë në ndeshjen ndaj Torinos

Rafael Leão do të mungojë në ndeshjen e Milanit...

Po dëgjojmë Kryeministrin Haradinaj si shpesh të na flasë me një gjuhë jashtëzakonisht denigruese për qytetarët e Kosovës, të cilët dhunshëm ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre, e disa prej të cilëve ishin detyruar të qëndronin për një kohë në tokën e askujt, mes Kosovës e Maqedonisë, në Bllacë, e më vonë edhe në kampe refugjatesh, siç ishte ai i Stankovecit.

Kryeministri duket të ketë harruar se kur ofendon këta njerëz, lëndon ndjenjat e shumë grave, fëmijëve e pleqve, që të gjithë qytetarë të ndershëm e të përvuajtur, plotësisht të pambrojtur nga ata që sot pretendojnë të kenë luftuar për ta e për vatan.

Ndoshta Kryeministri edhe ka gjasa të ketë qenë “ushtarak” i zoti, por sot nuk është as kryeministër e as politikan i mirë, ndërsa nuk e kam as një fije mëdyshjeje se edhe dhjetë jetë tjera po ti kishte nuk do të mund të bëhej kurrë as njeri e as personalitet më i mirë e më i dinjitetshëm se baba, nëna apo motra ime, që të tre viktima të asaj dhune e të atij regjimi fashist. Ata, mes qindra-mijëra qytetarëve tjerë, ishin po ashtu të ngujuar mu në kampin e Bllacës, të trajtuar si të mos ishin qenie njerëzore, por edhe krejtësisht të pambrojtur nga ata që sot rrahin gjoksin e çlirimtarëve.

Shumë nga këta qytetarë të dëbuar e të ngujuar në Bllacë kishin djemtë e vajzat e tyre në radhët e UÇK-së, duke përfshirë edhe prindërit e mi, por nuk u kishte shkuar mendja kurrë se një ditë do të ofendoheshin kaq ulët mu nga “komandantët” e fëmijëve të tyre.

Luftëtarët e denjë të lirisë dhe çlirimtarët e vërtetë, zoti Haradinaj, nuk do t’i lejonte kurrë karakteri dhe modestia e një trimi të rrahin gjoks për një obligim kombëtar të cilin e kishin kryer ndaj popullit dhe vatanit të tyre, e mbi të gjitha atyre nuk u lejohet asnjëherë dhe në asnjë rrethanë të ofendojnë popullin e vet!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz