Në një shkrim ironik të publikuar në portalin KOHA, publicisti dhe shkrimtari i njohur kosovar Veton Surroi ka folur në lidhje me çështjen e veteranëve, shkruan Periskopi.
Surroi në mënyrë cinike kërkon pensione edhe për pesëqind mijë anëtarët e LDK-së gjatë kohës së viteve ’90. Madje, shkrimtari i “Lopa e Makiatos” shkon më tej, duke kërkuar pensione edhe për nënat që lindën fëmijë gjatë viteve ’90 për të ruajtur substancën demografike, si “pjesë të rezistencës kombëtare”.
Ndër tjerash, Surroi interpreton edhe shifrat e të vrarëve gjatë luftës, 70 për qind e të cilëve ishin civilë të paarmatosur – për të cilën thotë se, lufta ka qenë e drejtuar kundër civilëve, dhe jo kundër UÇK-së.
“Me ligjet e thjeshta matematikore të prbabilitetit,” shkruan ai. “i bie që shqiptari i armatosur ka pasur shumë më pak gjasa të vritet sesa shqiptari i paarmatosur”. Edhe pse, Surroi ngatërrohet paksa në probabilitetin e tij – duke qenë se 2 mijë ushtarët e vrarë të UÇK-së do të përpjesëtoheshin me numrin e luftëtarëve, ndërkaq 7 mijë civilët e vrarë me 1 milion e gjysmë [apo më shumë] të banorëve.
Lexoni shkrimin e plotë duke klikuar këtu.