back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaRegjionaleDrenasPërfaqësuesit e fshatit Abri, Gjergjicë dhe Godanc paralajmërojnë protestë

Përfaqësuesit e fshatit Abri, Gjergjicë dhe Godanc paralajmërojnë protestë

Të ngjajshme

Sot fillon gjykimi për spiunazh ndaj ish-zyrtares së OSBE-së

Sot nis gjykimi për spiunazh ndaj ish-zyrtares së OSBE-së,...

Albin Kurti viziton Shtimen: Me kryetarin Aliu do të vazhdojmë investimet

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar Shtimën, ku...

Vetëdorëzohet i dyshuari tjetër për tentim-vrasjen në Nadakovc të Vushtrrisë

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e dytë,...

Janë çift? Ja çka i bëri bashkë Afronën e Art Rushitin

Natën e mbrëmshme, disa fotografi në rrjetet sociale kanë...

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Banorët e fshatrave të Abrisë, Gjergjicës dhe Godancit kanë paralajmëruar një protestë për hapjen e 3 paraleleve të fuzionuara në këto tri fshatra.

Njoftimin për protestë është dorëzuar në komunën e Drenasit. Lajmi është bërë i ditur nga zyra për inforimim e komunës së Drenasit, ku thuhet:

Komuna e Drenasit, me datën 21.09.2018 ka pranuar një njoftim me numër të protokollit 01-070-56861 ne të cilin përfaqësues të fshatit Abri, Gjegjicë dhe Godanc, kanë paralajmëruar protestë para Komunës për mos hapjen e paraleleve të fuzionuara ne këto tri fshatra.

Të gjitha protestat e qeta dhe demokratike mund të zhvillohen pasi që një gjë e tillë është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të gjitha ligjet e aplikueshme ne vend, deri sa të njëjtat nuk e pengojnë zhvillimin e punës normale në administratën komunale. Komuna ka vepruar sipas ligjeve ne fuqi dhe protestat e paralajmëruara janë të panevojshme dhe nuk i ndihmojnë demokracisë, vetëm sa pengojnë dhe vonojnë procesin mësimor për nxënësit e paraleleve të fuzionuara.

Edhe një herë, Komuna e Drenasit, fton të gjithë prindërit t’i lejojnë fëmijët e tyre që të vazhdojnë procesin mësimor dhe mos të ndikohen politikisht, sepse një vendim i marr nga Drejtoria Komunale e Arsimit, është i pakthyeshëm dhe është i mbështetur fuqimisht në ligjet e aplikueshme në Kosovë dhe i njëjti nuk ka asnjë bazë ligjore të kundërshtohet.

DKA-ja, ka siguruar transportin e nxënësve për të gjitha paralelet e fuzionuara për të ndjekur mësimin në shkollat amë, ndaj nuk ka asnjë arsye që të pengohet procesi mësimor përmes protestave dhe pengimin e nxënësve nga prindërit, pasi që ata që pësojnë më së shumti, janë nxënësit, kur dihet se ka kaluar edhe java e tretë kur ka filluar viti shkollor 2018/2019 dhe ata ende nuk vijojnë mësimin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz