BallinaLajmeSi po e josh Kosova Izraelin për njohje

Si po e josh Kosova Izraelin për njohje

Të ngjajshme

Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë, alarm për ekonominë lokale

Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur...

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës

Sot do të varroset 49-vjeçari, Faruk Jusufi, i cili...

Derbi i Anamoravës, këto janë formacionet zyrtare

Sot zhvillohet një nga derbitë më të mëdhenjë të...

Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në pranga 35-vjeçari

Policia e Vlorës ka sekuestruar sot municion luftarak dhe...

Mediat në Izrael citojnë presidentin Hashim Thaçi, i cili tha se nëse Izraeli e njeh Kosovën, ne ambasadën do ta hapnim në Jerusalem, e jo në Tel Aviv.

Presidenti Thaçi dje në paraqitje të tij në një televizion të Shqipërisë tha se Kosova do t’u plotësonte dëshirën autoriteteve izraelite, do t’ua njihte Jerusalemin kryeqytetet, nëse ata e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Nëse Kosova do të njihej nga Izraeli, do ta hapja ambasadën e Kosovës në Jerusalem”, ka thënë Thaçi dje.

Ai ka shtuar se Kosova kurrë nuk do të dilte kundër interesave të Shteteve të Bashkuara të Kosovës dhe siç ka vepruar Presidenti Donald Trump me transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusale, ashtu do të vepronte edhe ai.

Kjo deklaratë ka bërë bujë në mediat izraelite, të cilat kanë cituar zotimin e Presidentit Thaçi, transmeton Gazeta Express.

Në një artikull të publikuar nga The Jerusalem Post, thuhet se Izraeli nuk e njeh pavarësinë e Kosovës edhe përkundër lidhjeve kulturore dhe tregtisë me Kosovën.

Mirëpo, për Izraelin është e papranueshme mënyrë e njëanshme e shpalljeve të pavarësisë, ashtu siç ka bërë Kosova.

Shumë shtete të fuqishme botërore, aleate të mëdha të Amerikës, i kanë dalë kundër vendimit të presidentit Trump në kombet e Bashkuara, duke mos përkrahur idenë e transferimit të ambasadave dhe njohjes së Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, për shkak të Palestinezëve. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz