BallinaLajme​Në Serbi sulmohet autobusi nga Kosova (Foto)

​Në Serbi sulmohet autobusi nga Kosova (Foto)

Të ngjajshme

Edi Rama ia beson një detyrë të re Elisa Spiropalit

Asambleja e Partisë Socialiste, e cila u mbajt paraditen...

Nëse vazhdon rritja e çmimit të naftës, Edi Rama paralajmëron uljen e akcizës

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama tha se...

Sylvinho: Jam i bindur që me lojtarët që kemi mund të shkojmë përpara

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë më 26...

Të mërkurën rreth orës 23:00 në Krushevac të Serbisë është sulmuar një autobus i kompanisë kosovare të udhëtimeve “Kujtimi Tours”.

Autobusi që po udhëtonte në relacionin Gjakovë-Zagreb është sulmuar me gurë nga disa persona teksa po kalonte nëpër Serbi.

Pronari i kompanisë “Kujtimi Tours”, Kujtim Pervizaj,  i ka thënë Insajderit se dy gurë e kanë goditur autobusin, njëri shumë i madh dhe tjetri më i vogël.

Pervizaj, që natën e incidentit ishte duke vozitur autobusin, ka thënë se e ka paraqitur rastin te policia serbe.

Për fat, gjatë incidentit nuk ka pasur ndonjë udhëtar të lënduar.

Pronari i “Kujtimi Tours”, duke e treguar ngjarjen,  ka thënë se të hënën një tjetër autobus i një kompanie tjetër është sulmuar në po të njejtin vend.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz