back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeSenati shtyn edhe për një vit afatin për diplomim për studentët që...

Senati shtyn edhe për një vit afatin për diplomim për studentët që kanë ngelur

Të ngjajshme

Senati i Universitetit të Prishtinës sot ka marrë vendim për t’iu shtyrë edhe për një vit afatin për diplomim studentëve që kanë ngecur.

Senati i UP-së lë të hapur mundësinë që afati i nëntorit t’i mundësohet studentëve me nga 2 (dy) provime për çdo njësi akademike, thuhet në faqen e Senatit në Facebook.

E vendimet tjera janë:

1) Studentët që kanë kaluar dyfishin e kohës për përfundimin e fakultetit, ju mundësohet një afat shtesë dhe i fundit, deri në përfundimin e shtatorit të vitit të ardhshëm, me kusht që nëse janë me sistem 3 vjeçar t’i ketë të përfunduara dy vitet paraprake të studimeve, e njëjta edhe për ata që janë me sistem 4 vjeçar dhe kështu me radhë.

2) Studentët që kanë kaluar dyfishin e kohës për përfundimin e masterit, ju mundësohet një afat shtesë dhe i fundit, deri në përfundimin e afatit të shtatorit të vitit të ardhshëm, me kusht që nëse janë me sistem 2 vjeçar, ta ketë të përfunduar vitin paraprak, ndërsa ata që janë me sistem një vjeçar, t’i ketë kaluar 50% të provimeve.

3) Qëndron e hapur tema për ngritjen e bursave për studentët që do jenë përfitues të bursave këtë vit akademik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz