back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeBefason Ramush Haradinaj: O burrë ne i vjedhim shtetet tona

Befason Ramush Haradinaj: O burrë ne i vjedhim shtetet tona

Të ngjajshme

Hoxhaj: Kosovës i duhet kthjellim politik në 2026, përndryshe rrezikon të humbasë edhe 10 vjet tjera

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka dhënë një paralajmërim...

Cilësi dhe çmim që ta qetëson shpirtin

Në një treg ku çmimet ndryshojnë çdo ditë, Petrol...

Princi William bëri një gjest të rrallë ndaj Kate

Vizita shtetërore e Presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe bashkëshortes...

Rruga drejt paqes në Ukrainë është e paqartë, thotë Trump

Rruga përpara për bisedimet e paqes në Ukrainë është...

Kryeministri Ramush Haradinaj mbrëmë në një intervistë ka argumentuar kundër ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Bashkimin e Preshevës me Kosovën e ka quajtur përrallë pasi Serbia sipas tij nuk e jep atë territor pa luftë. Haradinaj ka befasuar duke thënë se Kosova e Shqipëria nuk kanë ushtri të forta dhe se në të dy vendet “vidhet në shetet”

Haradinaj duket se ka befasuar edhe vet moderatorin Blendi Fevziu kur ka pohuar se “ne i vjedhim shtetet tona derisa ka argumentuar fortë kundër ndryshimit të kufijve duke thënë se një gjë e tillë bëhet vetëm me çizme.

“Edhe në Amerikë edhe në Evropë, edhe gjithkund kufijtë i vendosin çizmet, ushtarakët, ata që s’i ndërrojnë corapët me muaj të tanë, mos të flas për të brendshmen e tyne, nuk i ndërrojnë kufijtë do që qesin gell edhe do që shëtiten knej e dalin me majtë fjalime, nuk ndërrohen ashtu kufijtë, këto janë kufijë që i ka vendos raporti i forcave, nuk i hapë as Shqipërimi, as Ragmi Mustafa as Riza Halimi, nuk mund t’i ndërron dikush, njo i Kosovës, është raporti i forcave gjithë bota ka qenë në këmbë kur janë vendos këta kufij. I kam njoft nga afër gjithë ata djem të Preshevës që kanë luftu të UCPMB’së i kam shokë, ata jetojnë në Kosovë, s’guxojnë me u kthy andej, Serbia s’ju ka lënë një lapidar, janë përralla ato që ti po e merr Preshevën, përrall me mbret. Po pate fuqi, tyta të zjarrit, po pate njerëz, po pate vendosmëri, vendimmarrje, po pate aleatë, po nuk hyhet në shkëmbime si jemi ne sot…”

Pyetja: Pse si jemi ne sot?

“Po ne vjedhim shtetet tona o burrë, ne s’kemi bo ushtri të forta që mbrojnë interesat … e dimë ne si jemi , e shohim si jemi, nuk bohen këto punë kështu”

Ndiqeni videon më poshtë nga minuta 18:20

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz