BallinaRegjionaleLushtaku kërkon mbrojtjen në liri të Sylejman Selimit: Po i bëhet padrejtësi

Lushtaku kërkon mbrojtjen në liri të Sylejman Selimit: Po i bëhet padrejtësi

Të ngjajshme

A do ta tradhtojë Kurti, Osmanin edhe pas propozimit nga LDK-ja?

Kosova mund të përballet me një tjetër raund zgjedhjesh...

Nis për herë të parë skriningu neonatal në Spitalin e Mitrovicës

Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, në Mitrovicë,...

Atentat në Lezhë: Dyshohet se dy persona janë vrarë brenda veturës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Shqipërinë. Dyshohet se...

Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenocit në luftën çlirimtare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar daljen e...

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka bërë thirrje që në protestën e nesërme në mbështetje të Sylejman Selimit të dalin sa më shumë qytetarë.

Në një postim në Facebook, Lushtaku ka shkruar se qëndrimi i Selimit në burg është i padrejtë dhe joligjor, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Lushtakut:

Të nderuar qytetarë,

Ju ftoj që nesër nga ora 12:00, të protestojmë në mënyrë paqësore para Pallatit të Drejtësisë në Veternik, duke kërkuar lirimin e ish-Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi. Qëndrimi i tij për më shumë se 5 vite në burg është krejtësisht i padrejtë.

Pas vendimit të fundit të gjykatës që procesi të kthehet në rigjykim, kërkojmë mbrojtjen në liri për Sylejman Selimin dhe bashkëluftëtarët e tjerë. Vazhdimi i mbajtjes në burg është joligjor dhe precedent i paparë. /Indeksonline/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz