BallinaLajme779 veteranët pa zonë e brigadë që prokuroria thotë se përfituan kundërligjshëm...

779 veteranët pa zonë e brigadë që prokuroria thotë se përfituan kundërligjshëm pensione (EMRAT)

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë listën e plotë me 20 mijë emrat që po cilësohen si veteranë mashtrues. Pas publikimit të emrave të veteranëve të Zonës Operative të Drenicës, të Pashtrikut, të Nerodimës, Dukagjinit, të Llapit, Karadakut, Operacionit “Shigjeta”, Shtabit të Përgjithshëm, MMRK-së, Shalës dhe të UÇPMB-së të cilët nga prokuroria po pretendohet se kanë përfituar pension kundërligjshëm, lajmi.net sjell kategorinw që listohet si të “tjera të ndryshme”.

Në këtë listë që prokuroria ka lënë pa zonë apo brigadë, ka 779 anëtarë veteranë të cilët prokuroria i kategorizon të rrejshëm.

Sipas prokurorisë rreth 20 mijë veteranë të rrejshëm buxhetit të Republikës së Kosovës, i kanë shkaktuar dëme në shumë prej 68.153.533.14 euro.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër 12 anëtarëve të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Aktakuza është ngritur ndaj: Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari. /Lajmi.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz