BallinaLajmeVeteranët e UÇPMB-së që përfituan kundërligjshëm pensione, sipas prokurorisë

Veteranët e UÇPMB-së që përfituan kundërligjshëm pensione, sipas prokurorisë

Të ngjajshme

Goli i Bogas i mjafton Juventusit, e mposht Udinesen

Juventusi ka arritur fitoren e radhës në Serie A. Ata...

Nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt

Një ditë para hyrjes në fuqi të Ligjit për...

Juventusi hedh sytë te Lewandowski

Gjigantët e Torinos, Juventus, i kanë vënë syrin sulmuesit...

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë listën e plotë me 20 mijë emrat që po cilësohen si veteranë mashtrues.

Pas publikimit të emrave të veteranëve të Zonës Operative të Drenicës, Pashtrikut, Nerodimës, Dukagjinit, Llapit, Karadakut, Operacionit “Shigjeta”, Shtabit të Përgjithshëm, MMRK-së dhe të Shalës të cilët nga prokuroria po pretendohet se kanë përfituar pension kundërligjshëm, lajmi.net sot sjellë emrat e UÇPMB-së.

Në UÇPMB, ka 270 anëtarë veteranë të cilët prokuroria i kategorizon të rrejshëm.
Sipas prokurorisë  rreth 20 mijë veteranë të rrejshëm buxhetit të Republikës së Kosovës, i kanë shkaktuar dëme në shumë prej 68.153.533.14 euro.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër 12 anëtarëve të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Aktakuza është ngritur ndaj: Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz