back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleDrenasPolicia ndalon dy nxënës në këtë fshat të Drenicës, po shkonin me...

Policia ndalon dy nxënës në këtë fshat të Drenicës, po shkonin me armë në shkollë!

Të ngjajshme

Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e arrestuar në Shqipëri

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 19 protestues...

Rinumërimi: Albin Kurtit deri më tani i janë hequr mbi 400 vota

Janë rinumëruar mbi 75 për qind e votave të...

Shkurte Fejza lajmërohet nga Stambolli, ja kush po e shoqëron

Shkurte Fejza është një nga këngëtaret me të dashura...

SHBA-ja, Britania, Franca dhe Gjermania mirëpresin zgjatjen e armëpushimit në Siri

SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania përshëndetën sot...

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të pazakontë në fshatin Nekoc të Drenasit, shkruan Drenicapress.info

Patrulla policore në këtë fshat ka ndaluar dy nxënës, të cilët mbanin në dorë armë zjarri-revole.

“Pas një informate marrë në rrugë operative se dy nxënës moshë e mitur meshkuj K/Shqiptarë, duke shkuar në shkollë mbajnë në dorë një armë zjarri-revole, patrulla policore në vendin e ngjarjes kanë ndalur të dyshuarit, ku gjatë legjitimimit dhe kontrollimit i është gjetur dhe konfiskuar arma me gaz e llojit “BRUNI”, kal.9mm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia gjatë intervistimit të të miturve kanë marr informatën se armën fëmijët e kanë marrë të daja i tyre.

“ Sipas të miturve këtë armë e kanë marrë tek daja i tyre mashkull K/Shqiptar. Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve dhe punëtorit të QPS-së, ndërsa me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit e mitur lirohen dhe nuk procedohet, kurse i dyshuari (daja i të miturve) pas intervistimit lirohet”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës./Drenicapress.info

Të Fundit

Sport

ShowBiz