back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeVeteranët e MMRK-së që përfituan kundërligjshëm pensione, sipas prokurorisë (EMRAT)

Veteranët e MMRK-së që përfituan kundërligjshëm pensione, sipas prokurorisë (EMRAT)

Të ngjajshme

Moti sot

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë...

27 vjet nga Beteja e Kaqandollit, homazhe për shtatë dëshmorët në Podujevë

Në Kaqandoll të Podujevës, pranë maleve që dikur u...

Raportohet se viktima në Ferizaj u vra me katër plumba nga djali i axhës së tij

Një vrasje në fshatin Balaj ka tronditur Ferizajin të...

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë listën e plotë me 20 mijë emrat që po cilësohen si veteranë mashtrues. Pas publikimit të emrave të veteranëve të Zonës Operative të Drenicës, të Pashtrikut, të Nerodimës, Dukagjinit, të Llapit, të Karadakut, Operacionit “Shigjeta” dhe Shtabit të Përgjithshëm të cilët nga prokuroria po pretendohet se kanë përfituar pension kundërligjshëm, lajmi.net sot sjellë emrat e MMRK-së.

Në MMRK (Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës), ka 107 anëtarë veteranë të cilët prokuroria i kategorizon të rrejshëm.

Sipas prokurorisë  rreth 20 mijë veteranë të rrejshëm buxhetit të Republikës së Kosovës, i kanë shkaktuar dëme në shumë prej 68.153.533.14 euro.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër 12 anëtarëve të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Aktakuza është ngritur ndaj: Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Lajmi.net është në vazhdimësi duke publikuar pjesë të aktakuzës voluminoze, mbi 900 faqe, që prokuroria ka bërë ndaj 12 anëtarëve të komisionit për veteranë. /F.Toplana /Lajmi.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz