back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeJa kush po thotë se edhe zogjtë e pulave e dinë se...

Ja kush po thotë se edhe zogjtë e pulave e dinë se ka mashtrues në listën e veteranëve të UÇK’së

Të ngjajshme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Kryesuesja e OSBE-së sot në Kosovë, takohet me Presidenten Osmani

Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen,...

Rafuna: Bizneset po përballen me sfida që s’kanë qenë asnjëherë që 25 vite

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, tha...

Moti sot

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë...

Sonte, në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, po diskutohet për listat e fryra të veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për rastin “Blakaj”.

Avokati Tomë Gashi ka thënë se pjesë e listës së veteranëve janë edhe shumë njerëz që s’kanë luftuar kurrë.

“Edhe pulat, jo pulat, por zogjtë e pulave që i përmend kryeministri Haradinaj, e dinë se ka persona të caktuar që kanë hyrë në lista, e në esencë janë mashtrues”, është shprehur Gashi.

Ai ka bërë thirrje që të mos përdoret termi “veteran mashtrues”.

“Nuk kemi dy lloje veteranësh, të vërtetë e mashtrues”, ka thënë ai. “S’ka të drejtë askush ta quajë askënd tjetër si veteran mashtrues”, është shprehur Gashi.

Për përfshirjen e luftëtarëve të vërtetë në listën e personave të dyshuar si mashtrues, Gashi ka thënë se bëhet fjalë për “gabime teknike, që duhet të eliminohen”.

“Listat mund të pastrohen”, ka thënë Gashi, sepse, sipas tij, bëhet fjalë për “numër jashtëzakonisht të madh”.

Sipas Gashit, qëllimi i ish-prokurorit Elez Blakaj s’ka qenë dëmtimi i UÇK’së. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz